Vrasja mbrëmë e një gruaje shtatzënë në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë të QKUK-së ka tronditur të gjithë opinionin në Kosovë dhe më gjerë.
Dyshohet se viktima, Hamide Magashi, u qëllua nga ish-bashkëshorti i saj, Sokol Halili.
E lidhur me këtë akt tragjik ka pasur reagime të shumta.
Ndërkaq sot në Prishtinë ka nisur protesta kundër vrasjes së grave.
Kjo protestë organizohet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe YIHR me moton “Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare”.