image Nis protesta e veteranëve para Kuvendit dhe Qeverisë (LIVE) - Sinjali

Nis protesta e veteranëve para Kuvendit dhe Qeverisë (LIVE)

news image

Veteranë nga të gjitha anët e vendit janë duke protestuar para Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo protestë e veteranëve vjen si pasojë që Kuvendi i Kosovës e ka kaluar Projektligjin që i hapë rrugë rritjes së pagës minimale në 264 euro. Me anë të kësaj proteste ata po shprehen kundër, lidhur me aprovimin në parim të Projektligjit për rritjen e pagës minimale ku nuk përfshihen pensionet e veteranëve.

Veteranët protestë kanë mbajtur edhe më 6 qershor e cila kishte penguar vazhdimin e seancës së paraparë për tu mbajtur atë ditë.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin