Një operacion ndërkombëtar i quajtur “Eklipsi”, i fokusuar te televizionet private, ka nisur mëngjesin e të mërkurës.
Objektivi i këtij operacioni është që të goditet fenomeni i IPTV, sistem që duke konvertuar sinjalin analog të Pay Tv, e transformon në mënyrë të paligjshme në sinjal web-dixhital.
Në operacion është angazhuar Policia e Francës, Gjermanisë, Bullgarisë dhe Greqisë.
Bëhet fjalë për një hetim teknik informatik jashtëzakonisht të detajuar të shpërndarjes së sinjaleve në streaming për përcaktimin e sinjaleve pirate.
Vetëm në Itali, janë rreth 5 milionë përdorues që shfrytëzojnë këto sinjale dhe biznesi vlerësohet të kapë rreth 60 milionë euro çdo vit. Ndërsa, dëmi që shkaktohet është rreth 6.5 milionë euro, duke vendosur kështu në rrezik ekzistencën e operatorëve të ligjshëm të televizioneve me pagesë. Në Greqi, është mbyllur platforma e njohur “Xtream Codes”, me mbi 700 mijë përdorues online.
Tetë urdhra evropianë për hetim janë lëshuar nga prokuroria e Napolit dhe janë zbatuar njëkohësisht në Holandë, Francë, Greqi, Gjermani dhe Bullgari./Gazeta Sinjali/