image Nis ndërtimi i aeroportit të Vlorës, Lluka: Shqipëria po zhvillohet

Shqipëri

Nis ndërtimi i aeroportit të Vlorës, Lluka: Shqipëria po zhvillohet

news image

Ka filluar ndërtimi i aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur shefi ekzekutiv i kompanisë “Mabetex Holding”, Valon Lluka.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se bashkë me ditën e flamurit, po festojnë edhe fillimin e punëve të ndërtimit të aeroportit.

“Hapja e kantierit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Sot është një ditë shumë e veçantë për gjithë popullin shqiptar – dita e Flamurit!

Krahas kësaj dite të madhe, festojmë edhe fillimin e punëve të ndërtimit të aeroportit ndërkombëtar të Vlorës. Shqipëria po zhvillohet! Gëzuar!”, ka shkruar ai.

/GazetaSinjali/