image Nis mbledhja e LDK-së

Politikë

Nis mbledhja e LDK-së

news image

Ka filluar mbledhja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, e thirrur nga kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, raporton Gazeta Sinjali.

Në këtë mbledhje janë parë duke hyrë ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ish-ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa dhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti.

Sinjali ka raportuar se pikë e rendit të ditës në këtë mbledhje është informimi mbi procesin e themelimit të institucioneve të Kosovës dhe procesin e votimit për President.

Po ashtu, pika të tjera të rendit të ditës janë edhe organizimi dhe përgatitja e degëve të LDK-së për procesin e ardhshëm zgjedhor, si dhe formimi i grupeve vlerësuese për degë, organizimi i qendrës dhe struktura e re organizative, procesi i regjistrimit të anëtarësisë e të tjera. /Gazeta Sinjali/