image LDK-ja mbledh Kryesinë, ky është rendi i ditës

Politikë

LDK-ja mbledh Kryesinë, ky është rendi i ditës

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, do ta mbledhë Kryesinë sot në orën 16:30, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar nga burimet se në rend dite, është informimi mbi procesin e themelimit të institucioneve të Kosovës, dhe procesin e votimit për President.

Gjithashtu, në rend dite është organizimi dhe përgatitja e degëve të LDK-së për procesin e ardhshëm zgjedhor.

Sinjali mëson se po ashtu, në rend dite është formimi i grupeve vlerësuese për degë, organizimi i qendrës dhe struktura e re organizative, procesi i regjistrimit të anëtarësisë e të tjera.

Mbledhja mbahet në Selinë e LDK-së. /Gazeta Sinjali/