Ka nisur mbledhja e parë e kryesisë së re të Kuvendit të Kosovës e thirrur nga kryetari Glauk Konjufca.
Rendi i ditës parashikon shqyrtimin e kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore-SEECP dhe shqyrtimin e kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Pikë tjetër e rendit të ditës do të jenë edhe shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave tjera. /Gazeta Sinjali/