image Nis heshtja zgjedhore, nesër 21 komuna votojnë për kryetarë

Nis heshtja zgjedhore, nesër 21 komuna votojnë për kryetarë

news image

Sot ka filluar heshtja zgjedhore për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahet në 21 komuna, shkruan Gazeta Sinjali.

Në rundin e parë, 17 komuna zgjedhën kryetarët e tyre, ndërsa nesër (14 nëntor) 21 komuna do të zhvillojnë edhe një rund tjetër, ku me votë do të përcaktojnë prijësin e tyre për katër vitet e ardhshme.

Për dallim nga rundi i parë, për të cilin është mbajtur fushatë prej 30 ditë, për balotazh KQZ ka vendosur që të ketë vetëm pesë ditë fushatë.

Komunat që do të shkojnë në balotazh janë: Drenasi, Gjilani, Prishtina, Gjakova, Kaçaniku, Dragashi, Fushë Kosova, Istogu, Obiliqi, Klina, Kamenica, Rahoveci, Podujeva, Vitia, Malisheva, Vushtrria, Prizreni, Juniku, Shtimja, Kllokoti e Mamusha.

/GazetaSinjali/