image Nis fushata 16-ditore kundër dhunës me bazë gjinore - synohet parandalim i rasteve përmes ndërgjegjësimit

Sociale

Nis fushata 16-ditore kundër dhunës me bazë gjinore – synohet parandalim i rasteve përmes ndërgjegjësimit

news image

Ministria e Drejtësisë ka nisur fushatën 16 ditore Kundër Dhunës me Bazë Gjinore, fushatë e cila synon realizimin e aktiviteteve të ndryshme, me qëllim parandalimin e dhunës dhe trajtimin e rasteve me seriozitet.

Pas zbatimit të iniciativave që synojnë parandalimin e rasteve të ngjashme, më 25 nëntor 2022, Policia e Kosovës, në bashkëpunim me zyrën UN-Women, nisi fushatën sensibilizuese “16 ditë aktivizim kundër abuzimit në familje”.

“Kjo fushatë do të realizohet përmes shpërndarjes së materialit promovues – fletushkave, të cilat përmbajnë këshilla për ndërmarrjen e masave në parandalimin e dhunës në familje si dhe raportimin e këtyre rasteve në Policinë e Kosovës që bartin mesazhin “Ndal dhunën në familje”, ku të njëjtat do të shpërndahen tek qytetarët e të gjitha qyteteve të Kosovës pavarësisht moshës, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Fushata sensibilizuese do të vazhdojë deri me datën 10 dhjetor 2022 me aktivitete të ndryshme sensibilizuese, siç janë: takimet njoftuese me qytetarë, ligjërata në institucione shkollore, takime në nivelin e institucioneve shtetërore, duke mos lënë anash edhe segmentin e rëndësishëm dhe kontribuues pra angazhimin e shoqërisë civile.

Kujtojmë që mëngjesin e sotëm, të gjithë u tronditën nga një ngjarje e rëndë që ndodhi në Prishtinë. Bëhet fjalë për vrasjen e mësueses së gjeografisë, Sadije Godeni, 63 vjeçe, nga burri i saj.

Mësuesja e gjeografisë, 63-vjecarja Sadije Godeni, u gjet e vrarë mizorisht në shtëpinë ku jetonte me burrin e saj 70-vjeçar. E i dyshuari për vrasjen e mësueses, është pikërisht burri i saj, Izeti i cili u vetëdorëzua sot në polici.

/GazetaSinjali/