Ka startuar mbrëmjen e sotme super spektakli i “Dancing With The Stars” dhe hyrjen e ka bërë më magjike performanca e moderatores Bora Zemani.
Teksa mori një vëmendje të madhe veshja e saj, nuk u la pas dhe koreografia që ishte përgatitur.
Bora arriti që të kërcejë mjaft mirë, duke patur parasysh edhe faktin që ajo është marrë me balet shumë vite më parë.
Ndërkohë që sa i përket performancës së konkurrentëve televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova.
Pesha do të jetë 50% tek pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut. Sot nuk do të ketë eliminime, por votat do t’i bashkangjiten javës së ardhshme.