image Nipi i Luan Krasniqit shpallet kampion në Gjermani

Sporte Luftarake

Nipi i Luan Krasniqit shpallet kampion në Gjermani

news image

Nipi i Luan Krasniqit, Arianiti është shpallur kampion në kampionatin gjerman për U19, në peshat e rënda.

Arianiti raundin e parë e fitoi me nokaut, derisa kishte tri fitore të tjera deri në triumf.

Pas kësaj fitore Krasniqi është gati për botërorin, që do të zhvillohet në Spanjë.

Fitoren e Arianitit e ka uruar edhe legjenda e boksit shqiptar, Luan Krasniqi.

Urime dhe një kompliment i madh për nipin tim, Arianit Krasniqin. Sot në Velbert ai u bë kampion i Gjermanisë, në peshën e rëndë. Vazhdo kështu, Arianit!”, shkruan ai në faqen e tij në “Facebook”, ka shkruar Krasniqi.

Disa javë më parë edhe vëllai i tij, Ardiani, ka debutuar në boksin profesionist dhe atë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke triumfuar me nokaut ndaj boksierit hungarez.

/GazetaSinjaliSporti/