image Nipat e rrahin rojën e një restoranti në Radac të Pejës

Siguri

Nipat e rrahin rojën e një restoranti në Radac të Pejës

news image

Roja e një restoranti në Radac të Pejës është sulmuar fizikisht nga nipat e tij dy ditë më parë rreth orës 21:00, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës brenda Prokurorisë Themelore në Pejë kanë bërë të ditur se roja u sulmua nga nipat e tij për shkak se nuk i kishte lejuar të parkonte në parkingun e restorantit, pas mbylljes së tij.

Për shkak të lëndimeve që ka marrë nga nipat e tij, roja mësohet se është dërguar për tretman mjekësor.

Burime të njëjta i kanë thënë gazetës se dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe me restorantin në fjalë, por personi që u përgjigj në telefon tha se nuk kanë informacion për një rast të tillë./Gazeta Sinjali/