image Nimani për takimin mes ministres dhe SBAShK-ut: Rezultati ishte i pafrytshëm

Arsim

Nimani për takimin mes ministres dhe SBAShK-ut: Rezultati ishte i pafrytshëm

news image

Anëtari i Këshillit Grevist në SBAShK, Zenun Nimani, ka thënë që takimi i sotëm midis ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, si dhe përfaqësuesve të SBAShK-ut ka qenë i pafrytshëm, madje sipas tij edhe injorant në një pikë nga ana ministres.

“Fatkeqësisht nuk ka asnjë zgjidhje. Ka qenë në takim kryetari Jasharaj edhe çka është pak ma injorante është që  kur kanë shku në takim, [aty ministrja] ka qenë bashkë me zëvendësministrin edhe thotë: nuk ju kam ftu si Këshill Grevist por vetëm si kryesia e SBAShK-ut”, ka thënë Nimani.

“Kanë bisedu, sipas fjalëve të kryetarit dhe anëtarëve të tjerë që kanë qenë bashkë me kryetari nën takim, shumë forma, shumë mënyra janë biseduar por gjërat që janë biseduar edhe më parë e s’kanë gjetur rezultat edhe s’kanë pasur rezultat. Më shkurt, që të mos e zgjas, përfundimi ka qenë pa kurrfarë rezultati fare hiç!”, tha Nimani në Klan Kosova.

Sipas Nimanit, përfaqësuesit e SBAShK-ut janë ftuar vetëm sa për të thënë nga ministria se ka pasur ftesë dhe iniciativë për takime, porse nuk ka rezultate.

“Propozime më të detajshme nuk hymë. Me gjasjë sepse pak a shumë kryetari Jasharaj ishte i indinjuar sepse rezultati në fund ishte kurrgjo.

“Neve na u drejtua dhe tha që nuk ka asnjë rezultat”.

/GazetaSinjali/