image “Ni thi ma pak”, komenti skandaloz i imamit nga Gjilani pas vdekjes së pacientit me zemrën e derrit

Sociale

“Ni thi ma pak”, komenti skandaloz i imamit nga Gjilani pas vdekjes së pacientit me zemrën e derrit

news image

“Një thi ma pak”, ishte komenti skandaloz i imamit nga Gjilani, Remzi Halimit, pas vdekjes së burrit të cilit iu vendos zemra e derrit muaj më parë.

Ky koment erdhi pasi mediat raportuan për vdekjen e 57-vjeçarit David Bennett, i cili nuk mundi të mbijetojë dhe humbi jetën.

Komenti i imamit Halimi mori reagime dhe u kritikua se si “një hoxhe nuk i ka hije të bëjë këso komentesh”.

Ndryshe, nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi vdekjen e Bennett, sipas Qendrës Mjekësore të Universitetit të Maryland, ku ai mori transplantin. Siç u raportua, ai filloi të përkeqësohej ditët e fundit dhe spitali njoftoi për vdekjen e tij.

news image

Bennett ishte pacienti i parë që mori një organ kafshe të modifikuar gjenetikisht.

 “Jemi të shkatërruar nga humbja e zotit Bennett. Ai u tregua një pacient trim dhe fisnik që luftoi deri në fund. Ne i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes së tij”, tha në një deklaratë Dr. Bartley Griffith, kirurg që drejtoi transplantin e Bennett.

/GazetaSinjali/