image Ngujohet nga bora një familje në Rugovë, kërkon ndihmë nga Komuna e Pejës - Sinjali

Ngujohet nga bora një familje në Rugovë, kërkon ndihmë nga Komuna e Pejës

news image

Një familje shqiptaro-amerikane ka mbetur e izoluar në Rugovë të Pejës, pasi thonë se kompania e kontraktuar nga komuna nuk e hoqi borën edhe 400 metra më lartë në rrugë.

Dede Nikolla thotë se janë të bllokuar dhe kërkon ndihmën e Komunës së Pejës.

“Jemi dy shqiptaro-amerikanë, jetojmë në Stankaj-Rugovë, por nuk po mund të lëvizim pasi rrugën e kanë pastruar deri te Kulla e Rugovasit, por jo edhe rrugën deri te ne, që i bie 400 metra më larg. Komunës së Pejës i kërkojmë ndihmë dhe të ketë mëshirë për dy pleq 68 e 75, vjeç, Dede Nikolla e George Filipi”, tha ai për KP, duke shtuar se në atë pjesë ka edhe shtëpi tjera e që nuk janë rezidentë, siç janë ata gjatë dimrit./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin