image Ngritja e hovshme e çmimeve/ Ky është dënimi për bizneset që mashtrojnë blerësit

Drejtësi

Ngritja e hovshme e çmimeve/ Ky është dënimi për bizneset që mashtrojnë blerësit

news image

Ditët e fundit u bëmë dëshmitarë se si çmimet e disa produkteve mund të rriten brenda ditëve, madje edhe brenda orës. Shembulli më i mirë për t’u marrë është ai i vajit, që është pjesë e paketës elementare për çdo familje.

Derisa javën e kaluar litra e vajit shitej me çmim prej 1.80 deri në 2 euro, sot ai u shit në vlerë prej 3.49 euro.

Ky kapërcim i madh çmimesh, e mori vëmendjen e ministres së Drejtësisë, sepse më nuk përballeshim vetëm me ngritje të çmimeve por edhe me mashtrim, me njerëz që përfitonin nga situata e rënduar ekonomike.

Albulena Haxhiu tha se ka ftuar prokurorinë të ndërmarrë veprime kundër ‘abuzuesve’.

Çka parasheh ligji për personat që mashtrojnë me çmime?

Sipas nenit 293 të gjitha ata që kanë për qëllim mashtrimin e blerësve, në çfarëdo forme, dënohen me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Kushdo që me qëllim të mashtrimit të blerësve vë në qarkullim prodhime me shenjën në të cilën janë shënuar të dhëna të cilat nuk i përgjigjen përmbajtjes, llojit, prejardhjes apo kualitetit të produktit, vë në qarkullim produkte të cilat për nga pesha apo kualiteti nuk i përgjigjen asaj që rregullisht parashihet te produktet e tilla apo vë në qarkullim produkte pa shenjat që tregojnë për përmbajtjen, llojin, prejardhjen apo kualitetin e produktit kur shenja e tillë kërkohet me ligj, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet”, thuhet në nenin 293.

Pak më parë, kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, njoftoi se e ka dënuar një market i cili e shiste vajin me çmim prej 3.49 euro duke e gjobitur me një mijë euro.

“Nuk do të lejojmë të shfrytëzohet rasti për përfitim të paligjshëm, siç është rasti i sotëm në një prej qendrave tregtare, ku 1 litër vaj është shitur me çmim prej 3.49 euro, pavarësisht çmimit shumë më të lirë të furnizimit”, th ai.

/GazetaSinjali/