image Ngritet aktakuzë ndaj prizrenasit që grabiste para duke i grushtuar zyrtarët e këmbimoreve

Drejtësi

Ngritet aktakuzë ndaj prizrenasit që grabiste para duke i grushtuar zyrtarët e këmbimoreve

news image

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të akuzuarit F.I., i cili gjendet në paraburgim që nga data 10.09.2021, për shkak të dyshimit për veprën penale “Grabitja”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas aktakuzës, i akuzuari, F.I., me datë 10.09.2021, rreth orës 12:30 në Prizren, në zyrën këmbimore “Prizreni”, me përdorim të forcës ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme pasurinë e luajtshme të I.H., zyrtar i këmbimores.

“Sipas aktakuzës, i akuzuari, F.I., me datë 10.09.2021, rreth orës 12:30 në Prizren, në zyrën këmbimore “Prizreni”, me përdorim të forcës e përvetëson në mënyrë të kundërligjshme pasurinë e luajtshme të dëmtuarit I.H., zyrtar i këmbimores, në atë mënyrë që shkon në këmbimore kinse të këmbejë 25.000 franga në euro, me ç’rast i dëmtuari i përgatit 22.950 euro dhe posa fillon i dëmtuari t’i numërojë 20.000 euro i akuzuari e zë të habitur të dëmtuarin, duke u ngritur nga karriga e godet me grusht, me ç’rast i shkakton lëndime të lehta trupore, dhe largohet me vrap me paratë që i ka grabitur në shumë prej 20.000 euro.

Po ashtu, i akuzuari F.I., me datë 31.08.2021, rreth orës 20:20  në Prizren, në afërsi të objektit BQK-së, me përdorim të forcës e përvetëson në mënyrë të kundërligjshme pasurinë e luajtshme të personit tjetër të dëmtuarit E.B., në atë mënyrë që i afrohet të dëmtuarit duke e pyetur “sa po shkojnë frangat zvicerane” dhe pajtohen për këmbim kinse të 2000 frangave. Gjatë kohës që i dëmtuari numëronte shumën prej 1820 euro, i akuzuari e godet me grusht të dëmtuarin E.B., me ç’rast i shkakton lëndime të lehta trupore, i merr paratë dhe largohet me vrap në drejtim të panjohur.

Me këto veprime i akuzuari F.I., ka kryer veprën penale “Grabitja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cila i vihet në barrë”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë“, thuhet në komunikatën e Prokurorisë. /GazetaSinjali/