image Ngritet aktakuzë ndaj një qytetari në Prizren, dyshohet se tentoi të falsifikonte 700 mijë dollarë

Drejtësi

Ngritet aktakuzë ndaj një qytetari në Prizren, dyshohet se tentoi të falsifikonte 700 mijë dollarë

news image

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër L.B., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë në tentativë”, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas aktakuzës, L.B., prej tetorit të vitit 2019 deri më 20.01.2020 në shtëpinë e tij dhe në garazhë në fshatin Hoqë e Qytetit – Komuna e Prizrenit, tenton të prodhojë para të falsifikuara të valutës 50 dollarë amerikanë me qëllim që t’i vë në qarkullim si të vërteta.

Kjo me qëllimin që të përgatitë pajisjet si: fotokopje, printer, skaner, një makinë për ngjyrosjen dhe shtypjen e parave si dhe letrën A4 të cilësisë së lartë për printim, ku përmbajtja e këtij materiali të letrës e ka figurën dhe formën që gjendet në kartëmonedhën 50 dollarëshe, vijat identifikuese si dhe shiritin e sigurisë e ka të njëjtë, të një kualiteti të mirë për falsifikim.

“Në këtë mënyrë, i pandehuri i ka përgatitur që në një letër të formatit A4 të printohen 4×50 dollarë, ndërsa nëse merret numri i letrave që është 500 copë në një paketë, ajo arrijnë shumën rreth 100.000 dollarë në një paketë, dhe nëse merret numri prej 7 paketave të letrës të cilët janë konfiskuar dhe ishin përgatitur për printim kishin arritur shumën prej 700.000 dollarë kartëmonedha të falsifikuara”, thuhet në njoftimin e kësaj prokurorie.

Me këto veprime, prokuroria vlerëson se L.B., ka përmbushur elementet e veprës penale “Falsifikimi i parasë në tentativë” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit./GazetaSinjali/