image Ngritet aktakuzë kundër ish-kryeshefit të PTK-së, dyshohet se i shkaktoi ndërmarrjes gati 10 milionë euro dëm

Drejtësi

Ngritet aktakuzë kundër ish-kryeshefit të PTK-së, dyshohet se i shkaktoi ndërmarrjes gati 10 milionë euro dëm

news image

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër ish-Kryeshefit Ekzekutiv të Postës dhe Telekomit të Kosovës, Shyqyri Haxhës, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Lidhja e kontratës së dëmshme”, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas aktakuzës, Haxha, më 16.4.2010, në cilësinë e personit përgjegjës-Kryeshefit Ekzekutiv të Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës (PTK), me dashje dhe me qëllim që të shkaktojnë dëm material, duke vepruar në kundërshtim me autorizimet e tij ligjore dhe duke mos marrë aprovimin nga aksionari – Qeveria e Republikës së Kosovës, ka lidhur kontratë për faturim të ri me ç’rast i ka shkaktuar humbje në shkallë të madhe PTK-së, ngase e njëjta me kërkesë të Aksionarit të datës, 14.5.2010 e ka shkëputur njëanshëm kontratën dhe është detyruar të paguajë shumën prej 9,000,000,00 euro (nëntë milion euro), si dhe shpenzime tjera të cilat janë bërë lidhur me shkëputjen e kësaj kontrate, shumë e përgjithshme në vlerë prej 9.891.022,81 euro, (nëntë milionë e tetëqind e nëntëdhjetë e një mijë, e njëzetë e dy euro e tetëdhjetë e një centë).

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cila i vihet në barrë.​/Gazeta Sinjali/