image Ngritën 74 aktakuza ndaj 86 personave për vepra të ndryshme penale

Drejtësi

Ngritën 74 aktakuza ndaj 86 personave për vepra të ndryshme penale

news image

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë ngritur 74 aktakuza ndaj 86 personave, përcjellë Gazeta Sinjali.

Në njoftimin e Prokurorit të Shtetit bëhet e ditur se janë ndaluar katër persona si dhe janë bërë dy kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre personave.

Njoftimi i plotë:

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetekatër (74) aktakuza kundër tetëdhjetegjashtë (86) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar katër (4) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e një automjeti.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzet e tre (23) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve është ndaluar një (1) person për veprën penale “Blerja, shitja, shpërndarja e substancave psikotrope dhe analoge”. Po ashtu, është bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi për veprën penale të lartcekur.

Gjithashtu, janë ngritur nenet (9) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshe penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për 48 orë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, është bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e një automjeti si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për veprat penale, e cekura më poshtë si vijon.

/Gazeta Sinjali/