image Ngriten 47 aktakuza ndaj 57 personave për vepra të ndryshme penale

Siguri

Ngriten 47 aktakuza ndaj 57 personave për vepra të ndryshme penale

news image

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se brenda 24 orëve janë ngritur 47 aktakuza ndaj 57 personave, për vepra të ndryshme penale.

Sipas Prokurorit të Shtetit, gjatë kësaj kohe janë ndaluar 14 persona të dyshuar dhe janë paraqitur 4 kërkesa për masën e paraburgimit ndaj 4 personave, raporton Gazeta Sinjali.

Njoftimi i plotë:

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur dyzeteshtatë (47) aktakuza, kundër pesëdhjeteshtatë (57) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona të dyshuar

Gjithashtu, janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave të dyshuar dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraqitjes në stacion policor kundër një (1) personi.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar katër (4) persona për 48 orë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara ka ndaluar gjashtë (6) persona për 48 orë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraqitjes në stacion policor, ndaj një (1) personi të mitur dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave.

/Gazeta Sinjali/