image Ngriten 18 aktakuza kundër 20 personave gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Drejtësi

Ngriten 18 aktakuza kundër 20 personave gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

news image

Brenda një dite për vepra të ndryshme penale, prokuroritë themelore në Kosovë, kanë ngritur 18 aktakuza kundër 20 personave.

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se me urdhër të tyre brenda 48 orëve janë ndaluar 11 persona si dhe janë bërë 6 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 14 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar 3 persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur 3 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për 8 persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj dy personave, të dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. Po ashtu, nga kjo Prokurori janë ngritur 6 aktakuza kundër 6 personave për vepra të ndryshme penale të parapara në KPRK.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person, për shkak të veprës penale “Ndërtimi pa leje”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një personi të dyshuar, si dhe ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave. /Gazeta Sinjali/