Tre personave në Ferizaj u është ngritur aktakuzë për shitje, posedim, shpërndarje apo blerje të paautorizuar të narkotikëve si dhe për posedim të armëve.
Këtë e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore e Ferizajt përmes një komunikate për media.
“Sipas aktakuzës, të pandehurit, nga data 12 shkurt 2019 deri më 23 dhjetor 2019, duke vepruar si anëtarë të grupit, pa autorizim kanë shitur substanca narkotike të llojit marihuanë dhe kokainë, ku gjatë masave të fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit, si dhe gjatë kontrollit nga Njësiti Antidrogë, në shtëpinë e tyre janë gjetur dhe sekuestruar dy qese substancë narkotike të llojit marihuanë në peshë prej 111,7 gramë, një qesë kokainë në peshë prej 1.72 gram, dy peshore digjitale, dy mullinj për bluarje, si dhe 36 copë qesë të vogla të najlonit, të cilat ju kanë shërbyer për ndarjen e substancave narkotike në pjesë të vogla për t’i shitur tek persona të ndryshëm”, thuhet në komunikatë.
Ndërsa, i pandehuri SH.B., në shtëpinë e tij, në kundërshtim me ligjin mbi armët, në mënyrë të pauatorizuar ka poseduar revolen e tipit “ZORAKI M908”, një karikator me katër fishek 7.65mm, njëzet e një fishek cal 9 mm, 1421389 e kalibrit 8 mm dhe tre fishekë, me ç’rast të njëjtit i janë sekuestruar nga ana e policisë.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit, për veprat penale të cilat iu vihen në barrë. /GazetaSinjali/