image Kosovarja iu bashkua ISIS-it, i ngrihet aktakuzë për pjesëmarrje në grup terrorist

Drejtësi

Drejtësi/ Kosovarja iu bashkua ISIS-it, i ngrihet aktakuzë për pjesëmarrje në grup terrorist

news image

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë kundër të pandehurës F.D për veprën penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grup terrorist.

Prokuroria Speciale njofton se e pandehura më 22 shtator 2014, kishte udhëtuar jashtë Kosovës me qëllim që të marrë pjesë në veprimtarinë e grupeve terroriste, ISIS, në Siri, duke vepruar me dashje dhe dijeni për veprimet e veta.

Sipas njoftimit, F.D. ishte nisur nga Prishtina në drejtim të pikës kufitare të Hanit të Elezit, ku nga aty është larguar nga Kosova dhe nga Aeroporti i Shkupit ka udhëtuar drejt Stambollit.

Prokuroria Speciale më pas ka shkuar në Siri ku i është bashkangjitur bashkëshortit të saj, i cili vepronte në kuadër të grupit terrorist, ISIS./Gazeta Sinjali/