image Ngjyrosja e objektit të Qeverisë me flamurin e Ukrainës, Kurti: Sakrifica e tyre është shembull i trimërisë, këmbënguljes dhe sakrificës

Sociale

Ngjyrosja e objektit të Qeverisë me flamurin e Ukrainës, Kurti: Sakrifica e tyre është shembull i trimërisë, këmbënguljes dhe sakrificës

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vlerësuar lart rezistencën e popullit ukrainas ndaj agresionit rus në 1-vjetorin e shënimit të luftës.

Në shënimin e kësaj dite, Qeveria vendosi ta respektojë shtetin e Ukrainës, duke e ngjyrosur objektin me flamurin ukrainas.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Kurti e ka përshkruar këtë rezistencë të ukrainasve si trimëri, këmbëngulje e sakrificë.

“Sot nderojmë një vit të rezistencës së pashoqe të popullit liridashës të Ukrainës kundër agresionit të pajustifikuar. Kjo ditë ka të bëjë me shembujt e panumërt të trimërisë, këmbënguljes dhe sakrificës. Bëhet fjalë për të vërtetën dhe drejtësinë, për paqen e qëndrueshme në Evropë dhe fitorja për Ukrainën janë një”, ka shkruar Kurti.

/GazetaSinjali/