image Ngjarjet kryesore: blic lajmesh që tregojnë se çfarë pati rëndësi në botë këtë fundjavë

Botë

Përmbledhje/ Ngjarjet kryesore: blic lajmesh që tregojnë se çfarë pati rëndësi në botë këtë fundjavë

news image

Më poshtë gjeni blic lajmesh që e karakterizuan vikendin në botë.

■ Franca do të fillojë sot heqjen e një bllokimi pothuajse dy-mujor, disa ditë pasi numri i infeksioneve të përditshme me koronavirus ka njohur kurbë rënëse.

■Administrata Trump po bën çdo gjë për të frenuar një shpërthim të Covid-19 brenda Shtëpisë së Bardhë, pasi dy punonjës të stafit testuan pozitivë.

■ Protestuesit në Hong Kong lëshuan parulla anti-qeveritare në qendrat tregtare të dielën, duke bërë që policia anti-protestë të përdorte spray dhe të formonte kordone  duke ndaluar dhe kontrolluar njerëzit.

■ Rihapja e New York City, epiqendra globale e pandemisë, mbetet shumë larg. Dendësia e qytetit, turizmi dhe varësia nga transporti masiv komplikojnë kthimin normalitet

■Rrjeti i trenave në Indi gradualisht do të rifillojë operacionet të martën pasi vendi lehtëson masat anti-koronavirus, madje edhe pasi infeksionet janë në rritje.

■ Për viktimat e zjarreve të Australisë, ka qenë një katastrofë e dyfishtë, pasi pandemia shkakton shqetësime për shëndetin dhe sigurinë e tyre mendore.

■ Një video që tregon një komplot “të fshehtë”, të padokumentuar, të elitave globale si Bill Gates dhe Dr. Anthony Fauci për të përfituar nga pandemia, e ka kthyer një shkencëtar të diskredituar në një kampion të ri të konspiracionistëve.

■Britania, së shpejti, do të imponojë një karantinë të detyrueshme për udhëtarët që vijnë me rrugë ajrore për të shmangur një valë kufizimesh të reja – një shenjë që vendi do t’i lehtësojë me kujdes kufizimet shtatë javëshe.

■Efektet anësore: Disa njerëz në Itali, të llogaritur në mesin e të rikuperuarve, thonë se ende përjetojnë simptoma, siç janë shqisa të mpakura, lodhje dhe dhimbje kockash.

■Numrat zyrtarë të rasteve të koronavirusit dhe vdekjeve shpesh janë të pasakta, për shkak të faktorëve që mund të përfshijnë testime të kufizuara, standarde të ndryshme për përfshirje në testime, dhe ndoshta fshehje të të dhënave, shkruan The New York Times.

■Në Korenë e Jugut, kryebashkiaku i Seulit urdhëroi të gjitha baret dhe klubet e natës të kryeqytetit të mbyllen të shtunën pas zbulimit të infeksioneve të reja midis klientëve dhe kontakteve të tyre të afërta.

■ShBA: Babë e bir u arrestuan në lidhje me vrasjen e 23 shkurtit të Ahmaud Arbery, një afro-amerikan që u qëllua ndërsa bënte vrap. Çështja ka ndezur një debat shqetësues për profilizimin racor dhe policimin civik.

■Iran: Marina e vendit raportoi një vdekje dhe disa lëndime gjatë stërvitjes në një anije luftarake, thanë mediat shtetërore. Postimet e pakonfirmuara në mediat sociale thanë se u vranë me dhjetëra pasi një anije iraniane qëlloi mbi një tjetër.

■Tensionet izraelito-palestineze: Një urdhër i ri ushtarak izraelit, që hyri në fuqi të shtunën, ndalon bankat të përpunojnë pagesa që Autoriteti Palestinez u bën familjeve të palestinezëve që kanë kaluar kohë në burgjet izraelite.

■# Lëvizja #MeToo: Një reportere gjermane tha se ish-presidenti francez, Valéry Giscard d’Estaing, e kishte ngacmuar vazhdimisht pas një interviste në vitin 2018. Giscard d’Estaing i ka mohuar akuzat. /Gazeta Sinjali/