image Ngjarjet e ditës që do të ndodhin sot në Kosovë

Kosovë

Ngjarjet e ditës që do të ndodhin sot në Kosovë

news image

Ngjarjet e ditës: 5 nëntor 2022

Me rastin e 6-vjetorit të vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, bëhen homazhe te varri i tij. (Zllatar, Prishtinë) 09:30

Trailblazer Community Kosova dhe Leadership Development Association Balkan organizojnë konferencën amerikane DREAMin’ Kosovo 2022, e cila trajton temat e Inovacionit dhe Teknologjisë Globale. (Administrata Qendrore, UP) 09:45

Mbahet protestë me kërkesë për votimin e Projektligjit për lejimin e tërheqjes së 30 për qind nga Trusti. (Nisja nga Biblioteka Kombëtare deri te ndërtesa e Qeverisë) 10:30

Me rastin e 6-vjetorit të vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, dhurohet gjak. (Selia e Vetëvendosjes, Prishtinë) 11:00

Platforma për verifikim të fakteve hibrid.info prezanton raportet mujore lidhur me gjendjen e keqinformimit në Kosovë, kur paraqiten trendet më aktuale mbi zhvillimet e fundit politike, si ato që përshkruajnë raportet Kosovë-Serbi, grevën e BSPKS-së, liberalizimin e vizave, etj. (Fakulteti i Filologjisë, UP) 11:15

Me rastin e 6-vjetorit të vdekjes së aktivistit Vetëvendosjes, Astrit Dehari, mbahet diskutimi “Përjetimet me Astritin si aktivist i Lëvizjes, student, shok e familjar i përkushtuar”. (Holli i Bibliotekës Kombëtare) 14:00

Me rastin e 6-vjetorit të vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, mbahet diskutimi “Aktiviteti i Astrit Deharit në qendrën e Pejës, përvojat e bashkëpunëtorëve dhe aktivistëve me të”. (Zyra e VV-së, Pejë) 17:00

Mbahet ceremonia e shfaqjes së premierës së dokumentarit “I arti i Prishtinës” që i kushtohet jetës dhe veprës së ish-futbollistit, e më vonë edhe trajnerit të futbollit Abdyl Bellopoja. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) 20:00

/GazetaSinjali/