Një person ka vdekur mëngjesin e sotëm në Gllarevë të Klinës, pasi që u godit nga një kamion.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, transmeton Gazeta Sinjali.
“Rasti ka ndodhur rreth orës 08:50. Në aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një këmbësor viktimë. Si pasojë e aksidentit, viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, teksa këtë e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor. Me rastin janë duke u marrë njësitë rajonale të trafikut, teksa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori”, ka thënë Rugova./Gazeta Sinjali/