image Ngjarje e rëndë në Tiranë, Policia e vret 25-vjeçarin: Na u duk sikur na drejtoi armën

Shqipëri

Ngjarje e rëndë në Tiranë, Policia e vret 25-vjeçarin: Na u duk sikur na drejtoi armën

news image

Sot, pa kaluar dy orë nga mesnata, në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë, policia ka shtënë në drejtim të një 25-vjeçari, i cili nuk u ishte bindur urdhrave të tyre, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Policisë së Shqipërisë, 25-vjeçari me iniciale K.R., nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve, duke vdekur kështu në spital.

Në njoftimin e policisë thuhet se tani viktima ishte duke kryer vepra të dyshimta në momentin që ishte hasur nga policia dhe nuk ishte ndaluar edhe pas urdhrit të zyrtarëve policorë.

Madje, sipas tyre, ai u kishte drejtuar një mjet të fortë, në dukej armë zjarri.

Njoftimi i Policisë:

Me datë 08.12.2020, rreth orës 01:45, sherbimet e Policisë gjatë patrullimit në rrugën “Dritan Hoxha”, kanë konstatuar një shtetas i cili kryente veprime të dyshimta.

Punonjësit e Policisë i kanë bërë thirrje të ndalonte por personi nuk i është bindur urdhërit të Policisë për të ndaluar.

Edhe pas thirrjeve të vazhdueshme të bëra nga ana e Punonjësit të Policisë për të ndaluar përsëri nuk ka ndaluar dhe është larguar me vrap duke i drejtuar punonjësit të policisë një send të fortë në dukje armë zjarri.

I gjendur në këto kushte dhe në mungesë të ndriçimit të plotë punonjësi i policisë ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi K.R., 25 vjeç i cili ka humbur jeten në spital.

Menjeherë është ngritur Grupi i Posaçëm Hetimor i përbërë nga SHÇBA dhe Policia.

Prokurori ndodhet në vendngjarje dhe po ndjek e monitoron të gjitha veprimet që po kryhen nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në MB dhe nga Policia për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Punonjësi i policisë shtetasi N.H., është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme. Vijon puna intensive nga grupi hetimor për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes./Gazeta Sinjali/