Numri i rasteve të dhunimeve seksuale në vend vazhdon të mbetet shqetësues, sidomos kur të dyshuarit për këto vepra vazhdojnë të mbesin në liri dhe të paprekur nga organet e drejtësisë, raporton Gazeta Sinjali.
Viktimë e një akti të tillë të tmerrshëm ishte një e mitur në Prizren.
Dyshohet se e mitura është dhunuar seksualisht gjatë ditës së djeshme, rreth orës 17:30.
Ajo u ka thënë hetuesve policorë se një person i gjinisë mashkullore e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale, pa dëshirën e saj.
Policia e Kosovës nuk ka njoftuar për arrestimin ose identifikimin e ndonjë personi të dyshuar, por ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar./Gazeta Sinjali/