Një person në Junik është sulmuar rëndë nga 4 persona mbrëmë rreth orës 23:00.
Junikasi ka raportuar në Polici se 4 persona të armatosur ia kanë zënë pritën. Sipas tij, personat me armë kanë dalur nga vetura me targa vendore.
Dy prej sulmuesve kanë shtënë me armë drejt tij, ndësa njëri e ka goditur me çekan disa herë, shkruan Gazeta Sinjali.
Viktima ka pësuar lëndime serioze në dorë, këmbë dhe shpinë.
Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe gjatë ekzaminimit kanë gjetur 11 gëzhoja të një revoleje 9mm dhe 4 gëzhoja të automatikut AK-47.
Nuk dihet ende motivi i rastit. Ndërsa viktima pas marrjes së ndihmës së parë është dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman të mëtejmë.
Për të, sulmuesit janë të panjohur. /Gazeta Sinjali/