image “Ngjarja që tronditi të gjithë”, Olsa tregon momentin më të vështirë në Përputhen

Bota e Yjeve

“Ngjarja që tronditi të gjithë”, Olsa tregon momentin më të vështirë në Përputhen

news image

Autorja e ‘Përputhen’ Olsa Muhameti, ka treguar se momenti më i vështirë në “Përputhen” ka qenë kur Andi dhe Tea duhej të dilnin çift nga emisioni por në atë moment dolën në rrjet fotot e Beartit me Tean.

“Mendoj se edhe Bora është dakord me mua sepse momenti më i vështirë në ‘Përputhen’ ka qenë Andi, ku shohim në rrjet që kishin shpërthyer foto të Teas dhe Beartit dhe në transmetim duhej të ishte takimi i Teas dhe Andit”, tha Muhameti në Tch.

“Por nga kjo gjë doli edhe diçka e mirë sepse sot Andi dhe Melisa janë akoma çift”, shtoi ajo.

“Që në puntatat e para kishte interes. Ajo çfarë e ktheu në fenomen ‘Për’puthen’ ishte kur mamatë dhe zonjat vendosën të shohin ‘Përputhen’, dhe ky ishte kulmi i suksesit të emisionit. Ky ishte momenti kryesor ku e gjithë audienca u shkëput nga gjithçka dhe u vendos në Përputhen”, tha ajo.

/GazetaSinjali/