image "Lajm që na tronditi", postimi prekës i mikut të këngëtarit shqiptar që vdiq në aksident - Sinjali

“Lajm që na tronditi”, postimi prekës i mikut të këngëtarit shqiptar që vdiq në aksident

news image

Mbrëmë pas mesnatës në aksin rrugor Fushë Krujë – Milot ndodhi një aksident trafiku, që shoi katër jetë njerëzish. Një nga viktimat ishte edhe Shkumbin Brati.

E për Shkumbinin fjalë prekëse ka shkruar një mik i tij.

Miku i të ndjerit në një postim në Facebook ka shkruar se janë tronditur thellë nga lajmi për vdekjen tragjike të të riut.

Ai shprehu ngushëllime për familjen dhe komunitetin artistik me rastin e vdekjes së Shkumbinit.

“Lajm i rëndë, lajm që të këputë shpirtin, lajm që na tronditi thellë, ikja kaq e papritur e Shkumbin Përparim Bratit. Duke e bashkëndjerë këtë dhembje të madhe i shprehim ngushëllimet e sinqerta Familjes së Shkumbinit dhe të gjithë komunitetit artistik. U prehtë në parajsë shpirti i tij dëlirë”, ka shkruar ai.

Në lidhje me këtë aksident ka folur edhe një dëshmitar rasti, i cili ka treguar momentin e aksidentit tragjik.

“Kanë qenë dy makina. Ka ndodhur rreth orës 1. Kam qenë aty dhe isha në aksident. Roje isha. Cfarë të shikoje njëri nuk i kishte këmbët. Policia erdhi shpejtë i kanë prerë me fresibël makinat. Nuk njiheshin për njerëz ashtu ishin bërë” ka thënë dëshmitari.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin