image Ngjarja në Korçë, në gjendje të rënduar 40-vjeçarja transferohet në Psikiatrinë e Elbasanit

Shqipëri

Ngjarja në Korçë, në gjendje të rënduar 40-vjeçarja transferohet në Psikiatrinë e Elbasanit

news image

Është transferuar gjatë ditës së sotme drejt spitalit psikiatrik të Elbasanit, nëna 40-vjeçare nga Korça, e cila u zbulua se kishte futur foshnjën e pajetë në një valixhe pasi e kishte lindur në banesë.

Ajo më pas e kishte fshehur në një dollap në dhomën e gjumit.

Mësohet se gjendja e saj është tejet e rënduar dhe jashtë realitetit, ndërsa tashmë do të jetë stafi mjekësor që do të kujdeset për të.

Ngjarja tronditëse u zbulua një ditë më parë, kur bashkëshorti i saj denoncoi në polici se kishte gjetur valixhen me foshnjën e pajetë brenda.

/GazetaSinjali/