Ngacmimet seksuale duket se nuk po ndalen pavarësisht kritikave e protestave të shumta. Hiç më larg se dje, një rast i tillë ka ndodhur në Vushtrri, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali nga burimet ka mësuar se viktima, femër ka njoftuar se është ngacmuar seksualisht nga një burrë, shtetas i Shqipërisë.
Të njëjtat burime kanë bërë me dije se i dyshuari është arrestuar nga ana e policisë, mirëpo që i njëjti me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Sinjali ka mësuar se rasti po hetohet si “Ngacmim Seksual”.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:10 në rrugën “Shaban Polluzha” në Vushtrri. /Gazeta Sinjali/