Fotografitë që ia dërgoi një gruaje, e dërguan atë në stacionin policor të Suharekës, shkruan Gazeta Sinjali.
Një 42-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës dje rreth orës 14:00 në Suharekë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Ngacmim seksual”.
Ai dyshohet se ka dërguar një foto-montazh në adresën e Facebook-ut të një 34-vjeçareje, me mbishkrimin se do t’i përcjellë edhe bashkëshortit të saj.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Veseli Gashi, i cili tha se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Hetuesit e stacionit policor ne Suharekë kanë një person të ndaluar për 48 orë dhe i njëjti dyshohet për veprën penale ‘ngacmim seksual’, shkresat dhe të gjitha provat e kësaj lënde i kalojnë prokurorisë së shtetit”, tha Gashi./Gazeta Sinjali/