Ende veteranët e luftës po qëndrojnë pranë Kuvendit të Kosovës.
Para pak çasteve, ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku deklaroi se janë ftuar zyrtarisht në takimin e kryeministrit, Albin Kurti, ministrin e Financave, Hekuran Murati dhe përfaqësuesve të Komisionit për Buxhet dhe Financa.
Njëra nga këshilltaret e kryeministrit Kurti i ka dorëzuar ftesën për dialog përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.
Ai tha se: “për takimin nesër në ora 09:00. Kjo ishte kërkesë e jona sepse takimeve nuk i kemi ikur asnjëherë. Por ne kemi kërkuar që të ndërpritet seanca plenare derisa të merret një vendim zyrtar”.
“Ne do ta shqyrtojmë ftesën në organet drejtuese. Ne gjithmonë kemi qenë për dialog. Momentalisht ftesa për takim është duke u shqyrtuar nga organet drejtuese të OVL-së së UÇK-së”.