image Nga tërmeti humbi jetën edhe një oficer i Policisë

Rajon

Nga tërmeti humbi jetën edhe një oficer i Policisë

news image

Mediat në Shqipëri raportojnë se një oficer policie është nxjerrë i pajetë nga Kavaleshenca në Durrës. Sipas informacioneve bëhet fjalë për Bajram Hajdarmataj.

Ngushëllime Policisë dhe Ministrisë iu ka shprehur presidenti i Shqipërisë Ilir Meta.

“Me keqardhje të madhe u shpreha sot përfaqësuesve të Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura, nga Kavaleshenca e Ministrisë së Brendshme në Durrës, ngushëllimet më të thella e të sinqerta, për humbjen e jetës në krye të detyrës të kolegut dhe pedagogut të nderuar, Bajram Hajdarmataj”, ka shkruar Meta në Facebook. /Gazeta Sinjali/