Zvicra nga sot ka shtrënguar masat për ata që hyjnë në këtë shtet, përfshirë këtu qytetarët nga Kosova.
Kështu së paku ka bërë të ditur ditë më parë përmes një njoftimi Ambasada zvicerane në Kosovë.
Në njoftim thuhet se të gjithë qytetarët nga Kosova në shtetin e Zvicrës mund të hyjnë vetëm nëse mund të paraqesin dëshmi gjatë hyrjes se janë vaksinuar kundër COVID-19 dhe posedojnë vizë të vlefshme.
Njerëzit e pavaksinuar, megjithatë, lejohen të hyjnë vetëm në situata “të një domosdoshmërie ekstreme”.
Sipas Sekretariatit Shtetëror për Migracionin, vdekjet e të afërmve, thirrjet në gjykatë ose vizitat urgjente tek autoritetet konsiderohen si “nevoja ekstreme”.
Këto rregulla nuk vlejnë për shtetasit kosovarë të cilët kanë leje qëndrimi në Zvicër.
Një hap i tillë vjen pasi Zvicra ka reaguar ndaj situatës më të tensionuar epidemiologjike në vendet e Ballkanit. /GazetaSinjali/