image Nga sot, “Posta mobile” në dy lagje të Prishtinës

Kosovë

Nga sot, “Posta mobile” në dy lagje të Prishtinës

news image

Posta e Kosovës nga sot, e enjte, më 23 prill 2020, fillon me pilot-projektin “Posta mobile” me qëllim që të ofrojë shërbime për qytetarët në ato zona ku nuk ka zyra postare.

“Posta mobile” fillimisht do të vendoset në lagjen “Kalabria” të Prishtinës, te shkolla fillore “7 Marsi”, nga ora 09:00 – 11:00.

Ekipi tjetër do të ofrojë shërbime në lagjen “Kodra e Trimave”, pranë shkollës fillore “Zenel Hajdini” të kryeqytetit, nga ora 13:00 – 15:00.

Ky projekt është në kuadër të përpjekjeve të Postës, që në koordinim me institucionet e Kosovës të lehtësojë jetën e qytetarëve pas vendimeve që kufizojnë lëvizjet e tyre për shkak të masave parandaluese kundër koronavirusit.

“Posta mobile” mundëson për këdo që ka nevojë të paguaj fatura të energjisë elektrike, ujit, mbeturinave, tatimit në pronë, gjoba të policisë, të blej mbushje të Valës, të paguaj Kujtesën, shërbime postare, e të tjera./GazetaSinjali/