image Nga sot orar i ri i lëvizjes, në këto orë jeni të lejuar të dilni

Kosovë

Pandemia/ Nga sot orar i ri i lëvizjes, në këto orë jeni të lejuar të dilni

news image

Nga sot fillon aplikimi i masave të reja që përfshihen në fazën e parë (4-18 maj) bazuar në vendimin e ri të Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjatë kësaj periudhe do të zgjerohet orari i lëvizjes së qytetarëve nga 1.5 në 3 orë në dy orare para dite dhe pas dite.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se nuk do të ketë më rotacion të orarit por nga sot qytetarët do të dalin dy herë nga 90 minuta, para dhe pas dite.

Ministria e Shëndetësisë e ka publikuar dje orarin e qarkullimit të qytetarëve nga 4 maji deri më 18 maj, sipas shifrës së parafundit të numrit personal.

“Orari i qarkullimit të qytetarëve nga data 4 – 18 Maj, 2020 sipas shifrës së parafundit të nr. personal – i ndarë në dy pjesë (90 min paradite, 90 min pasdite)”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Më poshtë e gjeni orarin. /Gazeta Sinjali/