image Nga sot në QKUK dhe spitalet rajonale do të kryhen edhe operacionet joemergjente - Sinjali

Nga sot në QKUK dhe spitalet rajonale do të kryhen edhe operacionet joemergjente

news image

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se nga sot do të kryhen edhe operacionet joemergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Këto operacione ishin ndërprerë për shkak të rritjes së rasteve të infektuara e hospitalizuara me COVID-19.

SHSKUK ka bërë të ditur sot se kanë kthyer programin e rregullt operativ derisa kanë kërkuar nga qytetarët që të vaksinohen dhe të respektojnë masat mbrojtëse Anti-COVID.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin