image Nga sot ndryshon orari i Postës së Kosovës

Kosovë

Nga sot ndryshon orari i Postës së Kosovës

news image

Posta e Kosovës nga sot ka ndryshuar orarin vetëm për Zyrat Postare Kujdestare, të cilat kanë punuar me orar prej orës: 08:00 – 22:30.

Tani e tutje këto zyra postare do të punojnë nga ora: 08:00 – 20:00, në harmonizim me vendimet e Qeverisë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Kushdo që ka nevojë të paguaj fatura të energjisë elektrike, ujit, mbeturinave, tatimit në pronë, gjoba të policisë, të blejë mbushje të Valës, të paguaj Kujtesën, shërbime postare e të tjera, këtë mund ta bëj në Postë, në çdo qytet si dhe në shumë vendbanime rurale”, thuhet në njoftimin e Postës./Gazeta Sinjali/

Orarin e gjeni në linkun e mëposhtëm:

https://www.facebook.com/PostaeRepublikesseKosoves/photos/a.635687726465930/3320935561274453/?type=3&theater