Shërbimi Korrektues i Kosovës së bashku me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve bazuar në vlerësimin e gjendjes së përgjithshme të pandemisë në vend, ka marrë disa vendime që nga data 22 janar për zbatimin e masave antiCOVID, shkruan Gazeta Sinjali.
Masat e reja janë këto:
Ndalimin e vizitave familjare për të gjitha kategoritë e të burgosurve;
Ndalimin e vikendeve për të dënuarit nëpër institucionet korrektuese;
Ndalimin e vizitave në lokalet e veçanta;
Aplikimin e sistemit virtual të komunikimit “Skype” për të burgosur për të mundësuar kontaktet me familjet, sipas rutinës së përcaktuar nga Institucioni;
Lejimin e numrit të shtuar të thirrjeve telefonike gjatë kësaj periudhe;
Pastrimi i rrobave për të paraburgosur do të organizohet në Institucione.
Nga këto masa përjashtohen:
Institucioni i Avokatit të Popullit;
Mbrojtësit (avokatët) në rastet kur gjykimi është në zhvillim.