image Nga sot fillon shqiptimi i gjobave për personat që nuk i respektojnë masat e reja

Siguri

Nga sot fillon shqiptimi i gjobave për personat që nuk i respektojnë masat e reja

news image

Qeveria e Kosovës ka marrë masa të reja për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Masat kanë hyrë në fuqi nga dje, mirëpo nga sot do të fillojë shqiptimi i gjobave për personat që nuk i respektojnë masat e reja.

Drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, ka thënë se nga sot Policia do të fillojë me monitorimin dhe shqiptimin e dënimeve ndaj qytetarëve të cilët nuk i respektojnë masat kundër COVID-19.

Pika e parë është mbajtja e maskës, e dyta vijon me mbajtjen e distancës 2 metra.

Po ashtu janë shtuar edhe disa komuna ku ndalohet qarkullimi nga ora 21:00 deri në orën 05:00.

Qytetarët mbi 65 vjeç dhe qytetarët me sëmundje kronike mund të dalin në ambiente publike vetëm në orët e hershme të mëngjesit (prej 05:00 deri 10:00) dhe orët e mbrëmjes (prej 18:00 deri 21:00).

Afrim Ahmeti, drejtori i Operacioneve në Policinë e Kosovës, ka thënë se  dënimet do të jenë të mëdha.

Sipas tij, dënimet shkojnë nga 2 deri në 12 vjet burg, ndërsa për kundërvajtje sipas Ligjit për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse deri në 8 mijë euro gjobë.

Këto janë masat e reja që u miratuan dje nga Qeveria e Kosovës:

Bartja e maskave mbrojtëse është obligative

• Mbajta e distancës prej 2 m obligative

• Institucionet obligohen të mbajnë dezinfektues dhe maska në vende të qasshme

• Qytetarët mbi 65 vjeç dhe qytetarët me sëmundje kronike mund të dalin në ambiente publike vetëm në orët e hershme të mëngjesit (prej 05:00 deri 10:00) dhe orët e mbrëmjes (prej 18:00 deri 21:00)

• Në komunat: Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Vushtrri, Mitrovicë e Jugut, Mitrovicë e Veriut, Gjilan, Fushë Kosovë, Shtërpcë, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan  nga ora 21:00-05:00 ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave jashtë shtëpive  (Qarkullimi lejohet për raste urgjente shëndetësore)

• Pezullohet veprimtaria e çerdheve në Institucionet publike dhe private

• Pezullohen aktivitetet rekreative, kulturore dhe sportive të mbyllura

• Të gjitha Qendrat tregtare obligohen që ta zbatojnë orarin nga 05:00-21:00 duke respketuar në tërësi Manulin për mbrojtje nga COVID-19

• Pezullohen puna në tregjet publike të automjeteve dhe tregjet e kafshëve

• Pezullohen ceremonitë fetare në Institucionet fetare në RKS

• Ndalohet grumbullimi i qytetarëve më shumë se 5 persona në sheshet publike, parqe dhe të ngjashme

• Operatorët e shërbimeve komunale, financiare, elektronike dhe postare të ofrojnë shërbime me orar dhe staf minimal

• Qytetarët e Malit të Zi, Bosnjë e Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut obligohen që kur hyjnë në Kosovë të kenë test RT-PCR negativ në Sars COV-2, jo më të vjetër se 72 orë nga koha kur paraqiten në kufirin e RKS./Gazeta Sinjali/