image Nga shpërthimi i bojlerit në një shtëpi në Skenderaj, janë lënduar tre persona

Siguri

Nga shpërthimi i bojlerit në një shtëpi në Skenderaj, janë lënduar tre persona

news image

Tre persona janë lënduar si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur në fshatin Polac të Skenderajt sot rreth orës 07:00 në mëngjes.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, Ilmi Prekazi nga Policia Rajonale në Mitrovicë.

Prekazi ka bërë të ditur se shpërthimi ka ardhur nga bojleri i shtëpisë, ndërkaq tre të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.

“Rasti është raportuar në polici rreth orës 06:38, për një shpërthim në një shtëpi në fshatin Polac të Skenderajt. Policia i është përgjigjur thirrjes dhe ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe sipas informatave që kanë pranuar shpërthimi ka ardhur nga bojleri i shtëpisë. Si pasojë e shpërthimit, tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor, ku të cilët janë lëshuar, tha Prekazi për Sinjalin.

/Gazeta Sinjali/