Një grua ka vdekur dje gjatë një aksidenti në trafik, shkruan Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali në Polici, bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në Terstenik, Drenas, dhe derisa vetura Renault me targa lokale ishte duke lëvizur, duke mos iu përshtatur shpejtësisë me kushtet e rrugës, është vetëaksidentuar.
Si pasojë, shoferja dhe një tjetër që ishin në veturë pësuan lëndime trupore, por, fatkeqësisht njëra prej tyre nuk u mbijetoi plagëve. Ajo ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa e lënduara është dërguar në QKUK.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar edhe mjeku në vendin e ngjarjes. /Gazeta Sinjali/