image Nga rënia e Facebook, Instagram dhe WhatsApp deri te humbja e miliona dollarëve - Sinjali

Nga rënia e Facebook, Instagram dhe WhatsApp deri te humbja e miliona dollarëve

news image

Facebook dhe platformat e tij Instagram dhe WhatsApp nuk kanë funksionuar dje për rreth shtatë orë. Edhe sistemet e brendshme të Facebook-ut që përdoren nga punonjësit dolën dje jashtë funksionit.

Ndërkohë Facebook tha se ishte “i vetëdijshëm se disa njerëz kanë probleme” dhe se po angazhohet për të rivendosur qasjen. Kompania nuk ka treguar se çfarë e ka shkaktuar dje ndërprerjen.

Është normale ndonjëherë që faqet e internetit dhe aplikacionet të kenë ndërprerje, megjithëse problemet në një shkallë globale janë të rralla. Përdoruesit në SHBA dhe Evropë raportuan se nuk ishin në gjendje të hynin në Facebook.

Ndërkohë Twitter përmes një postimi në llogarinë e tij përshëndeti përdoruesit me një dozë sarkazme.

“Përshëndetje, në kuptimin e plotë të fjalës: të gjithëve”.

Nuk vonoi shumë dhe platforma e Facebook-ut, Whatsapp, ia ktheu përshëndetjen.

Për shkak të këtij problemi, aksionet e miliarderit amerikan Mark Zuckerberg ranë ndjeshëm, ku sipas Bloomberg ai humbi 7 miliardë dollarë brenda pak orëve, duke rënë nga lista e njerëzve më të pasur në botë.

Rënia e aksioneve uli vlerën e Zuckerberg në 120.9 miliardë dollarë, duke e renditur atë nën Bill Gates, në numrin 5 në Indeksin e Miliarderëve të Bloomberg. 

Ai ka humbur rreth 19 miliardë dollarë pasuri që nga 13 shtatori, kur vlente afro 140 miliardë dollarë, sipas Indeksit. 

Facebook ka pasur ndërprerje të ngjashme edhe në muajin në mars dhe korrik.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin