image Nga QKUK-ja flasin për gjendjen e të lënduarve nga shpërthimi në Ferizaj, tregojnë se kur do të lirohen për në shtëpi

Shëndetësi

Nga QKUK-ja flasin për gjendjen e të lënduarve nga shpërthimi në Ferizaj, tregojnë se kur do të lirohen për në shtëpi

news image

Më 5 janar të këtij viti në një lokal në Ferizaj shpërtheu një bombolë gazi, si pasojë e të cilit u lëndime më të mëdha morën 14 persona, shkruan Gazeta Sinjali.

Drejtori i Klinikës Kirurgjike në QKUK, Zejnë Buja, ka njoftuar se gjithsej kanë pranuar 14 pacientë prej të cilëve gjashtë janë dërguar për trajtim jashtë vendit, kurse tetë janë trajtuar ende në këtë klinikë.

“Ditën e parë i kemi trajtuar 14 pacientë, të nesërmen kanë ardhur edhe 3 gjithsej 17, prej tyre 6 të cilët kanë qenë me lëndime të mëdha janë dërguar për trajtim jashtë vendit, ndërsa tetë pacientët tjerë i kemi trajtuar në klinikën tonë, 5 prej tyre janë trajtuar kirurgjikisht, ndërsa 3 të tjerë janë duke u trajtuar, njëri veçse është lëshuar për në shtëpi pra për momentin kemi shtatë pacientë nga shpërthimi i Ferizajt”, tha Buja në T7, përcjell Gazeta Sinjali.

Po ashtu, ai bëri të ditur se gjendja e përgjithshme e të lënduarve është e mirë dhe se në fund të javës së ardhshme do të lirohen për në shtëpi.

Ai tregoi edhe moshën e të lënduarve që është mesatarisht nga 20 deri 30 vjeç.

“Gjendja e përgjithshme e tyre është e mirë. Kah fundi i javës tjetër do t’i lëshojmë për në shtëpi, për shkak të gjendjes së mirë të tyre. Po zakonisht dominon mosha e re, ka edhe 2-3 pacientë të moshave të mesme, prej 20 deri 30 vjeçar”, tha ndër të tjera Buja./Gazeta Sinjali/