image Nga QKUK flasin për gjendjen e burrit që u plagos sonte në Gradicë të Drenasit

Siguri

Nga QKUK flasin për gjendjen e burrit që u plagos sonte në Gradicë të Drenasit

news image

Gazeta Sinjali raportoi se sonte rreth orës 20:30 në fshatin Gradicë të Drenasit është vrarë një i mitur dhe është plagosur rëndë babai i tij, në pyllin e këtij fshati.

I plagosuri momentalisht është duke u trajtuar në Klinikën Emergjente në QKUK.

Nga kjo klinikë thanë për Gazetën Sinjali se gjendja e të plagosurit është e rëndë dhe po bëhet gati t’i nënshtrohet një operacioni kirurgjik.

“Gjendja e tij është e rëndë. Janë kryer ekzaminimet, tash do të kryhet intervenimi kirurgjik, pastaj do të dërgohet në Mjekim Intensiv”, thuhet në përgjigjen e tyre për Sinjalin.

Gazeta Sinjali raportoi se i dyshuari për vrasjen dhe plagosjen e tyre është një fqinj i tyre, i cili është identifikuar dhe është duke u kërkuar nga policia./Gazeta Sinjali/